Makina për pastrim “u fundos” në Sheshin Maqedonia! Përplasen Shilegov dhe Trajanovski


Një makinë e NP “Higjiena Komunale” këtë mëngjes “u fundos” mes pllakave te shatërvani në sheshin Maqedonia në Shkup. Për fat të mirë nuk ka të lën*duar, ndërsa në gjendje të mirë shëndetësore është vozitësi i makinës për pastrim. Pas ekspertizës së shkurtër të MPB-së, makina është nxjerrë nga gropa. Nga qyteti i Shkupit ak*uzojnë se kjo është rezultat i ndërtimit jocilësor të Sheshit në kohë të autoriteteve paraprake të Qytetit.

“Ky është rezultat i ndërtimit jocilësor të Sheshit në kohë të autoriteteve paraprake të Qytetit. Menjëherë pas ngjarjes, është thirrur ekip i MPB për të kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa pas largimit të makinës, do të bëhet edhe vlerësimi i dëmit të bërë”, thanë Nga Qyteti i Shkupit.
Me reagim menjëherë doli edhe ish kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.

“Shatërvani është bërë me cilësi dhe i ka të gjithë miratimet nga organet mbikëqyrëse. Po mundohesh t’ia hedhësh fajin tjetër kujt. Askund në botë në shatërvanë të tilla nuk lëvizin makina të rënda, ndërsa rreth shatërvanit janë vendosur edhe topa graniti që tregojnë dhe pamundësojnë lëvizjen e makinave të rënda. Ata i vendosëm pasi që ra makina e NP “Rrugë dhe rrugica” por kur Papa vizitoi Shkupin i hoqëm dhe tani një pjesë e tyre nuk janë më rreth shatërvanit”, tha Trajanovski.
Tani për tani arsyet për rënien e makinës së JP “Higjiena Komunale” mbeten të panjohura, duke pasur parasysh ndalesën për lëvizjen e makinave të tilla.

Baby Boo