Banka Popullore: Depozitat e përgjithshme të pandryshuara, kreditimi vazhdon të rritet


Depozitat e përgjithshme janë të pandryshuara në krahasim me marsin, dhe norma vjetore e rritjes është 6,3 për qind, me rritje më të madhe të depozitave të amvisërive, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore.

Sipas të dhënave të publikuara, kreditë e përgjithshme vazhduan të rriten në baza mujore, dhe rritja vjetore e kredive të përgjithshme prej 5,5 për qind është për shkak të rritjes së kreditimit të dy sektorëve, me një kontribut më të madh për sektorin “amvisëritë”.

Në bazë vjetore, depozitat e korporatave dhe të sektorit “amvisëritë” u rritën me 6,5 për qind dhe 7,8 për qind.

Kreditimi në bazë vjetore për sektorin e korporatave u rrit me dy për qind, ndërsa amvisëritë shënuan rritje vjetore prej 9,4 për qind.

Baby Boo