Makina elektrike për më pak se 10 mijë euro po vjen në Evropë


Makina e vogël elektrike Eli Zero do të hyjë në tregun evropian deri në fund të vitit.
Shumë gjëra po ndodhin në tregun e makinave elektronike.
Disa modele të reja dhe të vogla po vijnë gjithashtu në treg, kryesisht makina për zonat urbane.

Dhe makina elektrike Eli Zero, një mini-makinë e lirë për 2 persona, do të jetë në dispozicion së shpejti me një çmim më pak se 10,000 euro.
Pasi që koncepti u prezantua në vitin 2017, por fillimisht nuk dukej se u prit mirë nga tregu, makina Eli tani me sa duket dëshiron të provojë përsëri.

Për automjetin ultra kompakt, i cili është i gjatë 2.25 metra, 1.38 metra i gjerë dhe 1.58 metra i lartë, është e mjaftueshme që të ketë një patentë shofer mopedi.
Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 45 km / orë, gjë që sugjeron përdorimin në zonat urbane ose për distanca të shkurtra.
Makina ofrohet në 2 versione. Bateria 8 kWh premton një gamë prej 110 km, ndërsa modeli 5.8 kWh zgjat 80 km.

Baby Boo