Mahmuti: “CECA DHE “FANSAT” E SAJ SHQIPTARË!”


Nga Bardhyl Mahmuti:
Të dashur miq
Një postim i këngëtarit të mirënjohur Genc Prelvukaj për shqiptarët që kanë pëlqyer faqen zyrtare të këngëtares serbe Ceca Razhnjatoviq më shtyu të shoh listën e miqve të mi.

Fatkeqësisht në mesin e 5000 miqve të mi kishte 92 persona që ishin “fansa” të gruas së kri*minelit Željko Ražnatović – Arkan. Për ata që nuk e dinë po përmend faktin se eskadronët e vd*ekjes që udhëhiqte Arkani me këngët e Cecës në gojë kanë kryer kr*imet më të shëmtuara në lu*ftërat në Kroaci në Bosnjë dhe në Kosovë.

I kam larguar nga lista e miqve të mi në facebook të gjithë ata që pretendojnë se arti tejkalon ndasitë kombëtare dhe janë “fansa” të Cecës dhe duhet ta kenë të qartë se ata nuk janë miq të mi.

Baby Boo