“Kam qenë në shtrat me 5246 femra”: e quajnë Puçi, 67 vjeç dhe është barkalec


“Kam arritur të gjej njeriun që ka bërë për vete mijëra gra”. Kështu nis një puntatë e “Camper”, programi i ri veror i Rai 1, drejtuar nga Roberta Morise dhe Tinto.

Korrespondentja në plazhet e Riminit, gazetarja Maria Elena Fabi, u mburr se kishte gjetur në turmë një nga playboy-t më të mëdhenj italianë, Pucci Cappelli, i cili zbuloi live me sa femra ka qenë në shtrat.

Cappelli, i ngacmuar nga gazetarja e cila e pyeti hapur: “Sa femra ke bërë për vete në jetën tënde?”, u përgjigj duke specifikuar me krenari numrin e saktë: 5246.

Pucci Cappelli, i njohur si Marco Cappelli, është një 67-vjeçar nga Rimini, shumë i njohur në botën e jetës së natës Romagna për “famën” e tij si playboy dhe ka qenë, deri në vitin 2014, në krye të klubit të natës “La Perla” në Riccione.

Ai punon në këtë sektor që prej moshës 16-vjeçare dhe nëse sot është në qendër të një debati mediatik për “batutën” e numrit të femrave me të cilat ka qenë në shtrat, Cappelli, në Tetor 2015, ishte në qendër të lajmeve lokale për ngjarjet gjyqësore që e çuan atë në arrest (në arrest shtëpie) për shkak të një rrjeti pro$t!tuc!oni dhe dr0ge të zbuluar në klubin e tij të natës.

Pas arrestit shtëpiak, Pucci – i cili gjithmonë e ka mbrojtur veten deri në fund, duke pretenduar se nuk ka lidhje me historinë – u kthye në punë në klubet e natës një vit më vonë.

Baby Boo