Autobusi “fluturon” në autostradën Tetovë-Shkup (VIDEO)


Në autostradën Tetovë – Shkup mbrëmjen e djeshme një autobus i një kompanie të njohur të transportit të udhëtarëve ka vozitur me shpejtësi maksimale, duke tejkaluar automjete dhe duke rrezikuar udhëtarët në atë shpjetësi jashtë limiteve, përcjell 24info.mk.

Edhe pse në autostradë ka kufizim të shpejtësisë, ndonëse ka edhe një kufizim të veçantë të shpejtësisë në vetë autobusin, shoferi nuk respektonte asgjë, duke tejkaluar veturat dhjetëra kilometra mbi shpejtësinë e lejuar, transmeton 24info.mk., e cila në foton e lajmit të saj ka edhe foton e autobusit kur është ndaluar në pikën e pagesës rrugore.

VIDEO

Baby Boo