MAFIOZI I NJOHUR: KAM SHUMË RESPEKT PËR HARADINAJN


Ish-mafiozi i familjes Gambino në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikani John Alite, ka thënë sot se ka respekt për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Alite, i cili erdhi sot për herë të parë në Kosovë, u shpreh se Haradinajn e ka hero.

“Kam respekt të madh për kryeministrin Ramush Haradinaj. Është e rëndësishme për mua të tregoj se ai është një hero për mua”, deklaroi Alite, në një deklaratë për media në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

John Alite është shqiptar me origjinë nga Gjirokastra, i cili është lindur dhe rritur në Queens të New York-ut.

Ai ka ardhur në Kosovë për të promovuar librin e tij biografik, në të cilin rrëfen eksperiencat e tij nga jeta në familjen mafioze Gambino. /Insajderi.com

Baby Boo