Macron: Nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet


“Ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe vizatimet”. Kështu presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij në nderimin kombëtar për Samuel Paty profesorit që iu pre koka për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamedit në klasë.

“Në Francë dritat nuk shuhen kurrë” theksoi ai. “Ne do të vazhdojmë betejën për liri Samuel Paty është fytyra e lirisë”- tha Macron i cili më herët e nderoi mësuesin 47-vjeçar me titullin më të lartë Legjioni i Nderit të Francës.

Mësuesit Paty iu pre koka nga një ekstremist islamik në 16 tetor pranë shkollës së mesme në Conflans-Sainte-Honorine Yvelines dhjetë ditë pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Muhamedit gjatë orëve mbi lirinë e shprehjes.

Baby Boo