Macron: Franca lu*fton separatizmin islamik, jo Islamin


Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se vendi i tij po lu*fton “separatizmin islamik kurrë Islamin”. “Franca po lu*fton kundër … urrejtjes dhe vd*ekjes që kër*cënon fëmijët e saj – kurrë kundër Islamit. Ne kundërshtojmë mashtrimin fanatizmin ekstremizmin e dhu*nshëm. Jo fenë” ka thënë Macron.

Macron i bëri komentet duke iu përgjigjur një artikulli të Financial Times për të cilin ai pretendoi se e citoi gabimisht. Artikulli është hequr nga faqja e internetit e gazetës. Në një letër për redaktorin e gazetës e cila është botuar të mërkurën Macron tha se gazeta britanike e kishte akuzuar atë për “stigmatizimin e myslimanëve francezë për qëllime elektorale dhe për nxitjen e një klime frike dhe dyshimi ndaj tyre”.

“Unë nuk do të lejoj askënd të pretendojë se Franca ose qeveria e saj po nxit racizëm kundër myslimanëve” tha ai. Në një artikull i shkruar nga një korrespondent i Financial Times botuar të martën pretendohej se deklarata e Macronit ndaj “separatizmit islamik” rrezikonte të nxisë një “mjedis armiqësor” për myslimanët francezë. Artikulli më vonë u hoq nga faqja e internetit e gazetës dhe u zëvendësua me një njoftim që thoshte se ai kishte “gabime faktike” raporton AFP.

Presidenti i Francës Macron është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga “vlerat” dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos “dorëzohen në frymën e përçarjes”. Javën e kaluar një burrë tjetër vr*au tre persona në një kishë të Nicës në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një su*lm terr*orist islamik”. Pas protestave dhe bojkotit të mallrave franceze në të gjithë botën Macron i tha rrjetit Al-Jazeera gjatë fundjavës se ai e kuptonte që karikaturat mund të ishin tronditëse për disa.

Baby Boo