Maçoku ”diplomat” i Foreign Office del në ”pension”


Një nga maçokët më të njohur të Britanisë së Madhe, Palmerstoni, do të ”tërhiqet” nga shërbimi diplomatik pas katër vitesh, njoftoi Ministria e Jashtme britanike. Palmerston, i quajtur me këtë emër për shkak të sekretarit të Jashtëm me shërbimin më të gjatë në Britaninë e Madhe, lordit Palmerston, i cili e mbajti këtë post për 15 vjet, mbërriti në Foreign Office në prill 2016.

”Kryeshefi i maceve do të tërhiqet në fshat, ku ai ka kaluar blloki*min gjatë pa*ndemisë, në shtëpinë e një anëtari të Ministrisë së Jashtme”, thanë burime nga Foreign Office. Maçoku bardhezi ”ka” llogarinë e tij në Twitter, ku ka ”postuar” një letër, ”e nënshkruar” me dy printime me putra ku thotë se “unë kam gjetur jetën time larg vijës së parë i relaksuar më i qetë dhe më i lehtë. Kam shijuar ngjitjen në pemë dhe ecjen në fusha rreth shtëpisë sime të re”.

Baby Boo