Lulzime Odai-Qoku zgjidhet Kryetare e Asamblesë së Femrës-Dega Tetovë


Sot në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin zgjedhor të degës së Asamblesë së Femrës-Dega Tetovë.
Kuvendi me shumicë votash zgjodhi zonjën Lulzime Odai Qoku, për Kryetare të degës së Asamblesë së Femrës në Tetovë.
Kryetarja e sapo zgjedhur e Asambles së Femrës në degën e Tetovës, znj. Lulzime Qoku, falenderoi të pranishmet për besimin e dhënë, duke iu drejtuar me fjalët:

“Këtë post partiak përveçse si privilegj, më shumë e kuptoj si përgjegjësi, para strukturave udhëheqëse, duke e ditur se unë së bashku me anëtaret e Kryesisë së degës dhe anëtarësinë në përgjithësi, duhet të punojmë në drejtim të konsolidimit të radhëve tona, krijimin e terrenit për kohezion të të gjitha forcave, për të vepruar në terren, në mënyrë që i gjithë aktiviteti ynë të rezultojë me një fitore në zgjedhjet e radhës. Jam e bindur se të gjithë ne, me vetëdije të plotë, i qasemi një obligimi për të orientuar anëtarësinë t’i përqafojë vlerat e partisë sonë, e cila po zhvillon një politikë të drejtë e konstruktive, në të mirë të popullatës shqiptare.

Besoj se maksimalizimi i angazhimeve tona, do të rezultojë me një fitore plebishitare të Aleancës për Shqiptarët. Po kështu, jam e bindur se me fitoren e partisë sonë do të fitojnë të gjithë shqiptarët, në veçanti femrat, të cilat kanë një vend të veçantë në parti. Edhe njëherë Ju falenderoj për besimin dhe uroj të kemi bashkëpunim të ngushtë.

I pranishëm në këtë kuvend ishte sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, i cili në fjalimin e tij e përgëzoi organizimin e kuvendit dhe ju uroi suksese kryesisë së Asamblesë së Femrës në Tetovë. Gjithashtu prezent në këtë kuvend ishin edhe kryetarja në detyrë e Asambles së përgjithshme të ASH-së, znj. Vjollcë Berisha, deputetët e zonës gjashtë të ASH-së, z. Adnan Neziri, anëtarja e Kryesisë Qëndrore dhe deputetja Ilire Dauti, kryetari i degës të Tetovës z. Muzafer Etemi si dhe mysafirë nga jeta publike dhe intelektuale nga qyteti i Tetovës.

Punën Kuvendit të degës të Asamblesë së Femrës e pëshëndeti me fjalë rasti Vjollcë Berisha u.d kryetare e Asamblesë së Femrës.
Ndryshe, Lulzime Odai Qoku u lind në Tetovë, në vitin 1971. Shkollën e fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për filologji në Shkup, ku edhe magjistroi. Studimet doktorale për drejtësi të përgjithshme i mbaroi në Novi Pazar. Ka punuar si përkthyese në Gjykatën e Tetovës. Aktualisht është e punësuar si përkthyese në Komunën e Tetovës.

Jeton në Tetovë. Merret me studime të fushës së saj. Ka botuar librin “Problemet dhe sfidat në procesin e eurointegrimit të Republikës së Shqipërisë”. Çmohet për vlera të larta njerëzore, për aftësi drejtuese dhe për komunikim të denjë e punë ekipore.

Baby Boo