Lulzim Basha: Kur të vijmë në pushtet do ta rindërtojmë Teatrin!


Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e grupit dhe strukturave të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat kryedemokrati, Lulzim Basha u shpreh se PD do të angazhojë të gjitha strukturat e saj për të mobilizuar sa më shumë njerëz për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur protestë për nesër në 16:30 dhe ka kërkuar prani sa më të madhe të protestuesve.

Do të angazhojmë strukturat tona që nesër të jemi në mbështetje të tyre. Në këtë protestë kundër këtij krimi makabër. Në një protestë jo vetëm në mbrojtje të teatrit, por kundër tiranisë, shkeljes flagrante te ligjit. Janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrje maksimale nesër në protestë.

Kjo protestë ka për synim diçka shumë më të madhe që i takon shqiptarëve, që është rikthimi tek vlerat elemetare të demokracisë, shtetit të së drejtës, garancisë së lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Të gjitha këto janë të mundura dhe do të jenë të mundura kur Shqipëria t’i kthehet qytetarëve të saj duke nisur nga kthimi i demokracisë, sigurisë ligjore dhe dinjitetit të çdo njeriu.

Gjej rastin të përmend edhe angazhimin zyrtar të opozitës me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Jo thjeshtë restaurimin, por rindërtimin e plotë të Teatrit Kombëtar dhe vendosjen siç ishte me parametrat e përcaktuar. Ky është një zotim që unë dhe koalicioni opozitar do ta bëjmë realitet nesër në pushtet. Do të çojmë para drejtësisë përgjegjësit për këtë krim makabër.

Nesër do të jemi në mbështetje të Aleancës, thirrja për qytetarët është që ta konsiderojnë këtë një betejë për lirinë e demokracinë”, tha Basha.

Baby Boo