I riu vr*et live në YouTube të dashurën shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi. Një i ri ka vr*arë të dashurën e tij shtatzën drejtpërdrejt në YouTube, pasi kishte marrë para për ta tor*turuar.
Ai e nxori në ballkon me të brendshme, në temperatura nën zero dhe nuk u përpoq ta shpëtonte as kur e kuptoi se ajo ishte gjysmë e vde*kur.

I riu rus që njihet si YouTuber u arr*estua për ngjarjen e rëndë. Sipas asaj që është bërë e publike, 30-vjeçari Stas Reeflay e detyroi Valentina Grigoryevin të qëndronte në ballkon, në temperatura nën zero, vetëm me të brendshme. Ai ishte paguar 1.000 euro nga një shikues për ta abu*zuar atë në një transmetim të drejtpërdrejtë, sipas një raporti.
Vajza 28-vjeçare ishte në fazat e hershme të shtatzënësisë dhe v*diq nga hipotermia në shtëpinë e tij në fshatin Ivanovka, afër Moskës.

Vd*ekja e saj ka shokuar opinionin publim, ndërsa u është bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë urgjentisht dhu*nën në internet në youtube.
Reeflay, emri i vërtetë është Stanislav Resetnikof, vazhdoi filmimin edhe kur e kuptoi se vajza ishte gjysmë e vd*ekur. Pastaj e tërhoqi brenda dhe u përpoq ta merrte.
“Ti je gjallë? Pyet ai, ndërsa pak më vonë i thotë “Dukesh e vde*kur”.