Luizi i rrëfen Teas çfarë ndodhi te Shefqet Ndroqi: Deshën të hynin brenda, mu duk vetja si Ronaldo


Nëse mendoni se fjala e juve që po mbështesni Luizin nuk ka mbërritur deri tek ai, jeni gabim.

Këngëtari është në dijeni që ka shumë nga ata që e besojnë dhe i qëndrojnë pas dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet ndryshe.

Në një bisedë me Tea Trifonin Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që u mblodhën para spitalit ku u dërgua të bënte analizat.

Ai tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.

“Kishin shkuar para Shefqet Ndroqit, donin të futeshin brenda në spital. O Luiz jemi me ty. Vazhdo rri i fortë. Unë ngela, u mpiva krejt. Mu duk vetja si Ronaldo një moment”, i tha ai Teas.

Kjo situatë ka ardhur pas rrëfimit të vetë Luizit tek Kiara ku i ka treguar se vuan nga një sëmundje e rëndë. Por gjatë emisionit live ai e ka mohuar duke u shprehur se ishte një histori e një mikut të tij.

Më pas ai iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore ku rezultoi se nuk kishte probleme të rënda shëndetësore çka ka sjellë dhe th yerje mes tij dhe Kiarës kryesisht por dhe disa banorëve të tjerë.

Por të afërmit e Luizit, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të tij, kanë reaguar me një foto të këngëtarit. “Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër, fjalë që nuk mund t’i thuash”.

Baby Boo