Luftime të ashpëra midis forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit (VIDEO)


Luftimet midis forcave të Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nago-Karabakut vazhduan këtë mëngjes dhe të dy palët vendosën armë të rënda në atë zonë, njoftoi sot Ministria Armene e Mbrojtjes.

Një zëdhënës i asaj Ministrie, Artsrun Hovhannisyan, shkroi në Facebook-un e tij se luftimet vazhduan gjatë natës dhe se forcat e armatosura të Armenisë arritën sukses të konsiderueshëm.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene shënjestruan qytetin Terter në Azerbajxhan, afër rajonit të Nago-Karabakut, këtë mëngjes dhe paralajmëroi që do të merreshin masa reciproke.

Baby Boo