Erdogan provokon përsëri armenët


Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka paralajmëruar Armeninë se do të japë llogari për lu*ftën ndaj Azerbajxhanit. Duke folur në Parlamentin turk, Erdogan është shprehur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë vëllezërit e saj të Azerbajxhanit.

Sipas kreut të shtetit turk, rruga e paqes së përhershme për Azerbajxhanin kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit të tyre.

“Si Turqi do të vazhdojmë me zemër dhe me të gjitha mundësitë të mbështesim vëllezërit tanë të Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si “një komb, dy shtete”. Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së armenëve nga çdo pëllëmbë e territorit azerbajxhanas që ata kanë pushtuar. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit”, ka thënë Erdogan.

Baby Boo