“Luftë nervash” me Brukselin, Erdogan nis vizitën treditore në Londër


Në kohën e marrëdhënieve në nivelin më të ulët historik me Bashkimin Europian, që nga koha kur ka ardhur në pushtet, Recep Taip Erdogan duket se po kërkon aleancë të re në Londër.

Presidenti turk nisi një vizitë zyrtare treditore në Britaninë e Madhe, që do të kulmojë të martën me dy takime të veçanta, fillimisht me Mbretëreshën Elizabeth dhe kryeministren Theresa May.

Vizita nisi me një fjalim të Erdogan në një forum të përbashkët ekonomiko-politik, që u zhvillua në Reading, në jug të Anglisë.

Siç raportojnë mediat britanike dhe ato në Turqi, në fokus të vizitës së Erdogan do të jenë diskutimet mbi bashkëpunimin dypalësh, çështjes e sigurisë kibernetike, luftës në Siri dhe situatës në Lindjen e Mesme.

Baby Boo