Lufta kundër korrupsionit, autoritetet premtojnë rezultate konkrete


Ata janë përballur me  mitdhënie, favore ose dhurata të vlefshme. Anketat tregojnë se  se qytetarët shqiptarë janë më të përfshirë në dukuritë korruptive. Europa kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit e cila është edhe nëj nga kushtet që vendi duhet të plotësojë për të marrë datë për bisedime në qershor të 2019.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thekson se dikasteri që drejton, ka kapacitet për tu përballur me luftën kundër korrupsionit
“MPB-ja është duke bërë hapat e duhur për t’i arritur rezultatet e nevojshme me angazhim dhe profesionalizëm maksimal. Pikërisht rezultatet e arritura vërtetojmë se jemi në rrugën e duhur”,tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
Por teksa MPB thotë se ka rezultate në këtë drejtim, nga ministria e drejtësisë pranojnë se prokurorët kanë pasur vështirësi me menaxhimin e procedurave parahetimore.
“Njëra ndër sfidat ishte edhe përforcimi i kapaciteteve personale të prokurorëve për ballafaqimin e tyre me informacionet në kohën e duhur dhe me sukses dhe në kohë t’i menaxhojnë procedurat para-hetimore që kanë të bëjnë me veprat penale të karakterit financiar dhe të krimit organizuar”, tha Oliver Ristovski, zv/ ministër i drejtësisë.
Përfaqësuesit e BE-së porosisin autoritetet që të punojnë më shumë për të kthyer në buxheti  e shtetit, të gjitha paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga individët, cilëtdo qofshin ata.
“Konfiskimi i pasurisë është njëra ndër strategjitë kryesore të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar. Është njëra ndër pikat e brendshme të strategjisë Europiane për siguri, e konfirmon nevojën për kthimin dhe menaxhimin e pasurisë dhe t’i godasim kriminelët aty ku u dhemb më së shumti”, tha Jaromir Leviçek, përfaqësues i BE-së.
Gjithsesi, edhe përfaqësuesit e BE-së pranojnë se rruga për ta bërtë këtë, është një mision i vështirë edhe për vetë shtetet europiane por inkurajojnë autoritetet në vend, që të mos tremben nga vështirësitë e fillimit e të luftojnë pa kompromis korrupsionin në të gjitha nivelet.
Baby Boo