Luboteni i Shkupit vazhdon të nëpërkëmbet nga instuticionet e vendit!


Luboteni i Shkupit vazhdon të nëpërkëmbet nga instuticionet e vendit, si ato komunale po ashtu edhe nga Qyteti i Shkupit, si fshat i vetëm i populluar me nacionalitet shqiptar në komunën e Butelit me sa duket paraqet pengesë për ndonjë nga zyrtarët shtetëror duke pas parasysh anashkalimin e dukshëm që i bëhet fshatit në të gjitha sferat, duke perfshirë edhe skandalin e fundit me tabelat rrugore.

Shqetësues është fakti se për vite me radhë në komunën e Butelit gjithashtu edhe te qarkorja në Veri të Shkupit nuk ka pasur asnjë sinjazilim rrugor për fshatin Luboten, si në kohën e VMRO-së, ashtu edhe tani në qeverisjen e LSDM-së, ndërsa nga ana tjetër ka pasur sinjalizime thuajse për gjithë fshatrat me nacionalitet maqedonas.

Pas disa kërkesave nga ana e banorëve në menyrë të shkruar por edhe nga ana jonë si OJQ ( kërkes e dorëzuar më datë 15.12.2017 me nr. arhivi 09/1555 të cilës nuk iu përgjigjën ) e më pas edhe në komunikim me zyrtarë komunal në mënyrë jozyrtare, Komuna e Butelit ndërmori gjoja hapin për rregullimin e kesaj problematike, por e zgjodhi në mënyrë jashtinstitucionale, duke vendosur një tabelë me mbishkrimin Luboten, të shkruar në ndonjë kompani private.

Pavarësisht asaj, kjo tabelë nuk zgjati më shumë se dy muaj dhe sot u pa e copëtuar dhe e hedhur në rrugë, me siguri nga ata që vite me radhë kanë problem me Lubotenin. Për këtë arsye kërkojmë nga institucionet kompetente që sikur në vende tjera, në ç’do rrugë vendbanimi apo në çfarëdo institucioni që ka tabela informimi, edhe në Luboten dhe rrugës për Luboten të vendosen tabela informimi apo komunikacioni e që nevojiten si udhërrëfyes për vizitorët që vijnë në Luboten, po ashtu tabela informimi apo emërues rrugësh të vendosen edhe nëpër rrugicat brenda në fshat.

Ju drejtohemi që kjo çështje të merret në konsideratë dhe të intervenohet në këtë drejtim.

Baby Boo