Luan Krasniqi merr pjesë në turneun “Adem Jashari”


Në këtë fundjavë mbahet turneu tradicional, i 20-ti me radhë, “Adem Jashari”. Sivjet turneu mbahet në Mitrovicë, ndërsa interesimi është i madh. E veçanta e turneut të sivjetmë është fakti se i pranishëm do të jetë edhe legjenda e boksit, Luan Krasniqi.

Boksieri ynë ka dëshmuar mbështetjen e tij të vazhdueshme për boksin kosovar, jo vetëm me prezencë, por ai ka luajtur rol vendimtar që Kombëtarja e Gjermanisë të marrë pjesë në këtë edicion.

Federata e Boksit e Kosovës dhe Këshilli Organizativ i turneut, e falënderojnë legjendën Luan Krasniqi, për mbështetjen dhe praninë e tij në këtë vit.

Në turne marrin pjesë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Krocia, Çekia, Gjermania, Zvicra, Polonia, Italia, Bosnje e Hercegovina, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria, percjell Fakte.

Kosova do të paraqitet me këta boksierë: Besfort Merlaku, Leotrim Rexhepi, Leon Merlaku, Dielli Vranoci, Flamur Sejfijaj, Patriot Behrami, Venhar Haziraj, Besart Kurhasku dhe Ardit Delijaj, ndërsa në para meçe do të boksojnë Luar Aliu dhe Luan Demaj.

Baby Boo