Qyteti i Shkupit do ta rikonstruojë shtëpinë malore në Vodno


Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot e vizitoi Shtëpinë malore Vodno, e cila në kërkesë të alpinistëve do të rikonstruohet.

“Qyteti i Shkupit në kërkesë të alpinistëve vendosi ta riparojë Shtëpinë malore në majën e Vodnos. Kjo shtëpi malore është vendtakim i një numri të madh të personave rekreativ, alpinistëve dhe sportistëve, krenari i e qytetit dhe një prej vende të preferuara nga i cili Shkupi mund të shihet në dorë. Kjo shtëpi malore gjatë kohë iu la nën përkujdesje një numri të caktuar entuziastësh nga Klubi sportiv malor Bistra dhe adhurues tjerë të alpinizmit të cilët kujdeseshin për këtë objekt edhe krahas kushteve të kufizuara për funksionim normal të tij”. theksoi Shilegov.

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet e qytetit siguruan kushtet themelore për të qëndruar në shtëpinë e malit, gjegjësisht, përfundimisht u zgjodh problemi me furnizimin me ujë të shtëpisë dhe në përdorim u vendos edhe tualeti i ri.

Baby Boo