LSM vazhdon grevën, përgatisin padi për Qeverinë. Trençevska: Do të ofrojmë edhe metodologjinë e re


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë po vazhdon me grevën për rritje të rrogës. Ata thonë se nuk janë dorëzuar dhe se do të vazhdojnë me grevë deri në arritjen e qëllimit.
Kanë përgatitur një padi kolektive për Qeverinë e cila sipas tyre nuk realizon kërkesat bazë të administratës publike. Nuk përjashtohet mundësia e radikalizmit të protestave thonë nga sindikata.

“Sot shkojmë te kryetari për tu pajtuar për rroga me pushtetin vendor ku ka rezultate, nënshkruam një marrëveshje kolektive, ndërsa qeverisë do t’i dorëzojmë padi kolektive. Po mbajmë grevë në shëndetësi, në organet gjyqësore, administratë të gjithë po mbajnë grevë. E kemi në plan që të radikalizojmë protestën”, thonë nga LSM.

Ministrja e punës dhe Politikës sociale Jovana Trenqevska tha se dialogu social është i hapur vazhdon edhe me tej. Shtoi se interesi është të kemi rroga më të larta por megjithatë duhet të kemi zgjidhje sistematike.

“E ofrojmë edhe metodologjinë e re e cila do të thotë rritje e vazhdueshme e rrogave në administratën publike dhe e cila do të ndjek rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagës mesatare në shtet, ligj të ri të rrogave në administratën publike dhe një marrëveshje të re kolektive tek të cilat do të radhitën të drejta shtesë të administratës publike “, tha Jovana Tranqevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja paralajmëroi se këtë vit për administratën publike është paraparë rrogë K-15.

Ndryshe, LSM kërkon rritje të pagave prej 2.806 denarë.

Baby Boo