Pilula anti-Covid përgjysmon shtrimet në spital, mjeku Alimehmeti: Lajm shumë i mirë, efektiviteti i lartë

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti pas lajmit se pilula molnupiraviri është efektive ndaj Covid-19 dhe përgjysmon rrezikun e shtrimit në spital. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Alimehemeti shkruan se efektiviteti i kësaj pilule është aq i lartë saqë studimi u ndërpre më shpejt dhe se tani po përgatitet aplikimi për autorizimin emergjent të përdorimit. Më tej ai shkruan se molnupiraviri ishte i efektshëm në të gjithë nëngrupet e pacientëve dhe se efikasiteti nuk ndikohet nga koha e fillimit të trajtimit apo faktorë të tjerë bazë. Gjithashtu molnupiraviri vepron njësoj kundër varianteve Gama, Delta dhe Mu.

Postimi i plotë:
Shume lajm i mire miqte e mi! Molnupiraviri eshte demonstruar shume i efektshem kunder COVID-19. Efektiviteti i tij ishte aq i larte sa qe studimi u nderpre me shpejt se planifikimi dhe po pergatitet aplikimi per autorizimin emergjent te perdorimit (EUA) ne FDA. Duhet se s’ben te mendojme per trajtimin, pasi investimi vetem ne vaksinim nuk sjell dot zgjidhjen e problemit pa pasur trajtime efikase. Ne fazen e trete klinike u morren fillimisht 775 persona me te pakten nje faktor risku per forme te rende te COVID-19.

Efektiviteti kunder kombinimit shtrim ne spital dhe/ose vdekje:
molnupiraviri: 28/385 = 7.3% (vetem shtrime ne spital, jo vdekje)
grupi i kontrollit: 53/377 = 14.1%
Efektiviteti = 7.3 / 14.1 = 51.8%

Efektiviteti kunder vdekjes:
ASNJE VDEKJE NE GRUPIN ME MOLNUPIRAVIR
8 vdekje (2.1%) ne grupin e kontrollit
Efektiviteti virtualisht 100% kunder vdekjes.
Efektet anesore te lidhura me mjekimin te njejta:
12% ne grupin me molnupiravir,
11% ne grupin e kontrollit.

Rezultate te tjera mbreselenese:
Molnupiraviri ishte i efektshem ne te gjithe nengrupet e pacienteve; Efikasiteti nuk ndikohet nga koha e fillimit te trajtimit apo faktore te tjere baze; Molnupiraviri vepron njesoj kunder varianteve Gama, Delta dhe Mu.

Komente:
Molnupuraviri eshte i te njejtjes familje me favipiravirin, por ky i fundit kurre nuk ka rezultuar efikas ne studimet klinike. Efektiviteti i molnupiravirit eshte me i ulet se efektiviteti i antitrupave monoklonale qe leviz ndermjet 70% dhe 85%. Molnupiraviri ka perparesite e te qenit nje medikament i lire qe merret nga goja dhe kjo e ben super super premtues.