LSM: Subvencionim të pagave edhe në qershor, pagesa direkt në llogarinë e punëtorëve


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që masa për ndihmë financiare për pagesën e rrogave të jetë e vlefshme edhe për pagën e qershorit, por këto para të paguhen drejtpërdrejtë në llogaritë e punëtorëve.

Kjo kërkesë, siç sqaron LSM në kumtesën e sotme, është për shkak të faktit se në periudhën e kaluar ka pasur informacion në lidhje me abuzimet, si dhe për shkak të raporteve që punëtorët paguhen më pak nga sa kanë marrë punëdhënësit si ndihmë financiare, ndërsa disave aspak nuk u janë paguar pagat.

“Pas reagimit të LSM-së për paraqitje në ndërmarrje të caktuara kur punëdhënësit, megjithëse morën subvencione nga shteti në shumën prej 14,500 denarë për punëtor për pagesën e pagës, punëtorëve u paguhet një sasi më e ulët e pagës se sa ajo që e morën si ndihmë, ndërsa ka edhe kompani që megjithëse kanë marrë ndihmë shtetërore, nuk i kanë paguar fare punëtorët, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informoi se është në proces të analizimit të kompanive për të cilat është paguar ndihmë financiare dhe të dhënat për pagat e llogaritura dhe të paguara nga ana e tyre. Për kompanitë ku do të përcaktohen parregullsitë, DAP zyrtarisht do t’i dorëzojë të dhënat në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe do të veprojë bashkërisht dhe në mënyrë të koordinuar”, thuhet në kumtesën e LSM-së dhe shtohet se DAP ka pranuar parashtresa për mosrespektim të kësaj mase.

Baby Boo