LSDM- U fundosën gënjeshtrat e Mickovskit!


Të gjitha gënjeshtrat, destruksionet dhe skenaret e përgjakshme të Hristijan Mickoskit u fundosën, të gjitha të pavërtetat u zbuluan deri në fund. Protokoli ka zbuluar të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, ka reciprocitet për të gjitha çështjet. Kështu thuhet në komunikatën e sotme për media të LSDM-së, informon Zhurnal.
Ata shprehen se RMV po fillon bisedimet për anëtarësim në BE me formulim të pastër të gjuhës maqedonase.

“Republika e Maqedonisë së Veriut fillon negociatat për anëtarësim me BE-në me formulim të pastër për gjuhën maqedonase. Që nesër fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare e cila do të mbahet në Bruksel. TAni, po hapen perspektiva të reja për shtetin, mundësi të reja për prosperitet të qytetarëve. Mickoski po përhapë manipulime për gjuhën maqedonase, i frikëson qytetarët me asimilim dhe bullgarizim. Shteti në krye me LSDM-në tregoi se është e mundur të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, se mund të vazhdohet integrimi në BE dhe gjithashtu, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas të mbrohen dhe pranohen nga e gjithë bota”, thuhet në kumunikatën e LSDM-së.

Baby Boo