Ja çka e ka pyetur prokurorja Fetai liderin e integristëve sot në gjykatë


“Shqetësimi im ka qenë që të mos bëhet drejtësi selektive ndaj familjarëve, të akuzuarëve dhe të dëmtuarit ta mësojnë të vërtetën. Për këtë kemi kërkuar rigjykim të rastit”. Kështu nis deklaratën lideri i BDI-së Ali Ahmeti, për rastin “Monstra”.

Ai thotë se për këtë rast si lider dhe si deputet ka kërkuar edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Kam kërkuar ndihmë edhe nga SHBA-ja edhe nga Brukseli. Përgjigja e tyre ka qenë se nuk mund të ndërmarrin asgjë që të ndihmojnë në këtë rast dhe se ata i besojnë OSBE-së që e kanë monitoruar situatën”.

Prokurorja Fatime Fetai e pyeti se përse kanë kërkuar që të formohet Komision paralel që përkrah gjykatësve dhe prokurorëve, të hetojnë rastin dhe në çka janë bazuar dyshimet e tyre.

“Komisioni kishte të bëjë me zhvillimet e atëhershme politike. Kemi pasur informacione te konfirmuara dhe jo te konfirmuara se mund te kishte protesta të dala jashtë kontrolli. Kishte shumë manipulime për opinionin”, ka deklaruar Ahmeti.

Baby Boo