LSDM ‘sojuznikët’ e BESËS i llogaritë të rendit të dytë (FOTO)


Në ceremoninë e Kongresit të 24-të të Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Bilall Kasami dhe ekipi i tij nga lideri i tyre Zoran Zaev ulen në rend të dytë, informon Gazeta.mk

Rendi i parë i karrigeve është rezervuar ekskluzivisht për Zoran Zaevin dhe funksionarët tjerë të LSDM-së.

Në këtë Kongres në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, LSDM duhet t’i publikojë listat e kandidatëve për deputetë.

Kongresi do të ketë edhe pjesën e hapur të punës. Pjesa e hapur do të jetë në fillim dhe në fund të Kongresit.

Në fillim, në pjesën e hapur të Kongresit është paraparë fjalim i liderit të LSDM-së Zaev, ndërsa ai do të ketë fjalim edhe në fund të Kongresit.

Baby Boo