Vetëm në shtetet diktatoriale, ligjet mund të jenë jokushtetues, sepse kushtetutat janë jodemokratike


Abdulla Mehmeti

Lideri i partisë OBRM-PDUKM, Hristian Mickovski, në tubimin e sotëm kundërqeveritar, të mbajtur në Shkup, mes tjerash ka deklaruar: ,,Shqiptarët nuk kanë nevojë për ligj kundërkushtetues të gjuhës shqipe”.

Kështu është kur gjarpëri i zbulon këmbët e veta. Ai, me këtë dëshmon se nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë kjo kategori e njerëzve me mentalitet të pareformueshëm, të indoktrinuar thellë me urrejtje dhe shovinizëm kundër shqiptarëve, të cilët përmes kësaj deklarate i ofendon në nivel tepër poshtërues, dhe jo vetëm me fajin e tij, as të paraardhësve të tij në partinë e cila e ka udhëhequr shtetin mbi 11 vjet me radhë, me ndihmën edhe të partive politike të shqiptarëve, drejtuesit e të cilave ose nuk e kuptojnë këtë gjuhë të urrjetjes që buron nga ideologjia nacionalshoviniste e kësak partie politike, ose janë tepër të paditur dhe injorantë për të udhëhequr politikë në emër të shqiptarëve në Maqedoni.

Kur deklaron kështu lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase, se ,,shqiptarët nuk kanë nevojë për ligj kundërkushteues të gjuhës shqipe”, me këtë ai e pranon se kushtetuta e këtij shteti nuk e njeh gjuhën shqipe, me këtë as identitetin dhe përkatësinë kombëtare të shqiptarëve, prandaj, jo rastësisht ata janë të përfaqësuar si numra, përqindje në këtë kushtetutë, si pakicë kombëtare e padefinuar, e jo si popull shtetformues, sipas numrit të tyre dhe veçorive kombëtare, të dallueshme nga të tjerët, sepse shqiptarët janë i vetmi popull autokton në Maqedoni dhe përbëjnë shumicë të konsiderueshme të popullsisë në këtë shtet.

Jo vetëm intelektualët shqiptarë, por edhe shumë intelektualë maqedonas kanë thënë publikisht, se kur do të çlirohet Maqedonia nga mentaliteti i njerëzve të kësaj partie me ideologji nacionalshoviniste, të cilën e drejton aktualisht Hristian Mickovski, vetëm atëherë mund të fillojë demokratizimi i kësaj shoqërie dhe progresi në këtë shtet. Kur do ta kuptojnë këtë edhe udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve, apo, janë zhytur aq thellë në korrupsion dhe krime, saqë e kanë njësoj, nëse do të ndjehen shqiptarë, apo vetëm politikanë, e pa identitet kombëtar?!

(3 qershor 2018)

Baby Boo