Shumë lajme të rrejshme dhe manifestim i papërgjegjësisë totale ndaj interesave të shtetit, qytetarëve
dhe të ardhmes nga ana e VMRO-DPMNE.
Të pavërtetat që çdo ditë i përhap partia opozitare menjëherë janë dematuar nga palë të ndryshme, sot
nga ana e Agjencisë informative të Maqedonisë.
VMRO-DPMNE gënjen kur thotë se Marrëveshja me Greqinë e fshinë identitetin maqedonas, historinë e
Maqedonisë dhe përkatësinë. Përkundrazi, Marrëveshja e forcon dhe e garanton identitetin maqedonas,
gjuhën maqedonase dhe përkatësinë maqedonase që do të jenë të njohura nga e gjithë bota, përfshirë
edhe Greqinë.
Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO me identitet të pranuar është përfitim i madh historik rreth
së cilës të gjitha subjektet politike serioze dhe të gjithë ata që mendojnë për të mirën e shtetit dhe
qytetarëve duhet të bashkohen.
VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat destruktive, të kyçet në proceset që sigurojnë të ardhme
më të mirë dhe t’i ftojë të gjithë anëtarët që më 30 shtator të votojnë PËR Maqedoninë evropiane.