Një qytetar nga Shkupi mashtrohet nga dy persona, i merren 5.000 euro


Një qytetar i Shkupit u mashtrua nga dy njerëz që kërkuan para për trajtim mjekësor, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, dy ditë më parë në orën 16:30 në sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, personi me iniciale S.A. (76) nga Shkupi ka raportuar se po të njëjtën ditë nga ora 11:00 deri në orën 13:30 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” është mashtruar nga dy persona të panjohur, me çka i kanë marrë 5,000 euro. Derisa S.A. ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, një person i afrohet dhe iu paraqit atij se është nga Serbia dhe se ka bërë një aksident me makinë me një person nga Izraeli, i cili i ka kërkuar atij t’i paguante 500 euro. Pak kohë më vonë, një tjetër person hyri dhe u shfaq si një izraelit dhe tha se gruaja e tij ishte në spital dhe se kishte nevojë për para për të paguar mjekun.

Ai i kërkoi atij t’i jepte atij vetëm 5,000 euro vetë për t’ia treguar mjekut që ta trajtojë gruan e tij, ndërsa pastaj to nxirrte parat dhe do ta paguante mjekun. S.A. nxori parat nga një bankë dhe ia dha personit që paraqiste veten si nga Izraeli, ndërsa si garancion ai kishte lënë tre monedha ari. Pasi ata morën paratë u larguan dhe nuk u kthyen, pas së cilës S.A. e kuptoi se ishte mashtruar. /Telegrafi/

Baby Boo