LSDM: Shteti u ndihmon të gjithë të prekurve nga kriza, secili qytetar është i rëndësishëm


Po hymë në një fazë që sipas ekspertëve vlerësohet si kritike, por edhe fazë kyçe në luftën kundër koronavirusit në shtetin tonë.

Duke marrë parasysh se para neve është periudha në të cilën pritet piku i përhapjes së virusit, duhet të kemi më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne, në drejtim të mbrojtjes së shëndetit tonë dhe respektimit të plotë të masave.

Në atë drejtim janë siguruar masa ekonomike prej 200 milionë eurove që përfshin 250 mijë të punësuar dhe 35.000 kompani ndërsa për çdo punëtor që janë goditur nga kriza do të ketë 14.500 denarë.

Krahas ndalesës për lëvizje dhe masave të përmendura lart, gjithashtu qytetarët nuk do të paguajnë kreditë ndërsa përmbaruesit nuk do të punojnë.

Baby Boo