LSDM: Regjistrimi do të mbahet në pranverë, VMRO-DPMNE të mos manipulojë me qytetarët


LSDM ka reaguar kundër VMRO-DPMNE lidhur me manipulimin e qytetarëve për regjistrimin e popullsisë, të planifikuar në muajin prill të këtij viti.

“Regjistrimi i popullsisë, i cili do të mbahet në pranverë për herë të parë pas 19 vjetëve, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe për krijimin e politikave dhe strategjive të ardhshme shtetërore, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, thelbësore për përparimin e vendit. Ligji për Regjistrim, i miratuar nga Kuvendi, garanton mirëmbajtjen e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor sipas standardeve ndërkombëtare, sipas standardeve të Eurostat.

Sjellja shkatërruese e VMRO-DPMNE-së në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar regjistrimin është një sjellje jashtëzakonisht anti-shtetërore. Kjo parti po manipulon qytetarët dhe i inkurajon ata të mos binden ndaj ligjeve, megjithëse e di se ata që nuk duan të regjistrohen do të ndëshkohen”, reagon LSDM.

Partia e kryeministrit Zoran Zaev i bën thirrje opozitës që të mos partizojë regjistrimin dhe të mos përfshijë qytetarët për poenë partiake, sepse për të gjithë është e qartë se sa i rëndësishëm është ky operacion statistikor dhe sa e madhe është detyra e të gjithë qytetarëve të investojnë në zbatimin e tij.

Baby Boo