LSDM: “Referendumi i Mickoskit është kundër gjuhës dhe në dëm të identitetit”


Iniciativa për referendum të Hristian Mickoskit është kundër gjuhës maqedonase, i bën dëm identitetit dhe drejtpërdrejtë i orientuar kundër eurointegrimit të shtetit. Të gjitha institucionet zyrtare në BE konfirmuan se procesin e negociatave për anëtarësim e bëjmë si maqedonas me identitet të mbrojtur maqedonas, me formulim të pastër të gjuhës maqedonase.

Por, Mickoski me çdo çmim vepron në mënyrë antievropiane dhe në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe sipas nevojave personale. Mickoski me referendumin ka për qëllim ta shpëtojë pozitën e lëkundur në Pallatin e bardhë, pasi edhe disa anëtarë të cekur të VMRO-DPMNE-së nuk pajtohen me të. Por, qytetarët e lexuan dhe mjaftë e kanë nga politika destruktive dhe retrograde të Mickoskit dhe të VMRO-DPMNE-së, që qartë ua porositën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Baby Boo