Lushtaku i ashpër me Kurtin, e krahason me Millosheviqin: S’e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Kurti


Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka krahasuar kryeministrin Albin Kurti me ish-kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

E ky krahasim ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së Lushtakut me ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Nënkryetari i Skenderajt, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, e sheh absurde mospërkrahjen e Qeverisë për vitin 2014. Thotë se vetëm nën udhëheqjen e Kurtit e Millosheviqit, nuk është përkrahur Skenderaj.

“Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë së sa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtetë për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, ka thënë Lushtaku për EO.

Baby Boo