LSDM premton 600 euro pagë mesatare dhe 300 euro pagë minimale deri në fund të mandatit


Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “vetëm për dy vite e gjysmë, e rritëm pagën minimale për 60% apo për 5.500 denarë ndërsa pagën mesatare për 4.000 denarë”.

“Dëshmuam se pagat mund të rriten në të gjithë sektorët. Për vetëm dy vite e gjysmë pagën mesatare e rritën në 450 euro”, shprehen nga LSDM.

Ata premtojnë se me mandatin e ri do të vazhdojë rritja e pagës ku paga mesatare do të jetë 36.000 debarë ndërsa paga minimale 18.000 denarë.

“Deri në fund të vitit 2024 do të sigurojmë 600 euro pagë mesatare dhe 3000 euro pagë minimale. Investimi në kapitalin njerëzor është kapitali i vërtetë, rruga e vërtetë. Vazhdon edhe subvencionimi i kontributeve për të gjitha kompanitë që do t’i risin pagat nga 600 deri 6.000 denarë për një të punësuar”, shprehen nga LSDM.

Baby Boo