Digjitalizimi në arsim, Nedellkovski: S’kemi kompetenca për ndërhyrje në reforma


Si prindër çdo kush prej nesh ndoshta ka qëndrim, por si organizatë nuk kemi të drejtë të përzihemi, kështu e komentoi fillimisht paralajmërimet për digjitalizim në arsim kreu i SASHK-ut, Joakim Nedellkovski. Nedellkovski theksoi se në këto reforma do të mund të përfshihen vetëm nëse preken të drejtat e punëtorëve në arsim dhe eventualisht nëse shfaqen probleme në procesin e trajnimit të mësimdhënësve si dhe në sigurimin e pajisjeve teknologjike.

“Ne jemi për punëtorët në arsim dhe për të drejtat e tyre. kjo do të thotë se nëse në përputhje me reformat rre*zikohen të drejtat dhe interesat e punëtorëve, atëherë ne reagojmë dhe kemi kompetenca. Këtu kemi të bëjmë me digjitalizim ose koncepcion reformim të arsimit. Në këtë rast prindërit, organizatat joqeveritare, dhe partitë politike le të vazhdojnë punën e tyre, ne këtu nuk përzihemi, si organizatë nuk kemi të drejtë të përzihemi”, tha mes tjerash Joakim Nedellkovski, kryetar i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës.

Baby Boo