LSDM: OBRM-PDUKM të tregoj pjekuri dhe ta mbështes marrëveshjen e cila u përkrah edhe nga PPE


OBRM-PDUKM duhet të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi dhe të mbështesë Marrëveshjen që është në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe që i jep fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare që ka fundosur Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja nuk është as e dëmshme, as nuk është një goditje ndaj së drejtës për vetëvendosje, siç pretendon OBRM-PDUKM në mënyrë të rreme. Përkundrazi, Traktati garanton dhe forcon identitetin maqedonas dhe askush nuk do ta mohojë më. Gjuhën maqedonase, maqedonas, maqedone, është e siguruar njëherë e përgjithmonë.

E gjithë bota demokratike jep mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë.

Edhe Partia Popullore Evropiane (PPE), ku OBRM-PDUKM është anëtare, e mirëpret Marrëveshjen dhe bën thirrje për konstruktivitet nga të gjitha partitë politike

Baby Boo