Bekteshi: E patolerueshme të përfitohet në kurriz të qytetarëve (FOTO)


Pas Vendimit të Qeverisë, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë, me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar deri në 5% të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë si kusht i veçantë në tregtinë me produktet si vijon:

bukën, sheqerin, kripën, miellin-tip 400, vajin e lulediellit të papërpunuar dhe vaj luledielli për ngrënie, qumështit të qëndrueshëm me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, mish i freskët dhe produktet e mishit, djathë, gjizë, oriz, vezë, makarona, grurë, pemë dhe perime, kanë filluar edhe reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale, veçanërisht në profilin zyrtarë të ministrit Bekteshi.

Por, Bekteshi siç duket nuk ka hezituar të qartësoj edhe njëherë se është e patolerueshme për çdo tregtarë që tenton të përfitojë në kurriz të qytetarëve.
Ministri Bekteshi duke u përgjigjur në disa komente ka theksuar se profiti i tregtarëve me pakicë varion nga 30-50% minimum nëse kalkulohen të gjitha të dhënat në formim të çmimit final që e paguajnë qytetarët!
“Kjo është e PATOLERUESHME” – është përgjigjur Bekteshi.

Baby Boo