LSDM: Nuk ka më anketa “Alo Mile”


Bisedat e sotme që janë dëgjuar në lëndën “Titanik” që udhëhiqen kundër udhëheqësisë së lartë të VMRO-DPMNE-së janë edhe një vërtetim për keqpërdorimet që 11 vite i bënte regjimi, transmeton Medial.mk.

Sot opinioni dëgjoi se si janë porositur dhe plasuar në opinion anketa të rrejshme përmes së cilës janë manipuluar qytetarët.

“Anketat e Bozhinovskit janë porositur sipas parimit ‘alo Mile’ që është edhe një konfirmim se anketat e Institutit për demokraci janë të rrejshme dhe në funksion të VMRO-së. VMRO-DPMNE nuk mund të funksionojë në kushte demokratike, për ta me rëndësi është interesi partiak dhe mbrojtja e krimit”, kanë thënë në LSDM.

Baby Boo