Ka filluar të bjerë stiropori nga fasada e Qeverisë e cila është paguar 8 milion euro


Nga fasada e Qeverisë ka rënë një pjesë e madhe e stiroporit, pjesë e projektit “Shkupi 2014”, e cila është paguar 8 milionë euro. Fotot me stiroporin e rënë i ka publikuar nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, i cili ka shkruar: “Krimin e regjimit të DPMNE-së po e paguajmë sot”, njofton Pa Censurë.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në fillim të këtij muaji hapi hetimet për ndërtimin e fasadës së qeverisë me materiale të joadekuate. Sipas hetimeve, fasada e Qeverisë është bërë nga materiali që nuk përputhet me materialin e parashikuar në projektin themelor, dhe realizuesi i punimeve me paratë e “kursyera” ka blerë patundshmëri në Gazi Babë, Qendër Zhupë dhe Krushevë, e më pas i ka shitur me çmime më të ulëta se vlera e tregut.Pa Censurë

Baby Boo