LSDM: Mickoski, tradhtar i interesave nacionale


Mickoski është i vetmuar në mbrojtjen e kriminalitetit, vullneti i qytetarëve është fitues, Maqedonia do të vazhdojë përpara. Hristijan Mickoski është tradhtar i interesave nacionale, që nuk di se çka do, ka reaguar sot LSDM përmes një komunikat për media.

“Mickoski pa turp kushtëzon marrëveshje dhe referendum të ardhshëm me amnistimin e kriminelëve të famijes dhe mentorit të tij Nikolla Gruevski. Për shkak të amnistisë së krimit, Mickoski tenton të shtyjë Maqedoninë në izolim dhe paqartësi. Joserioziteti i tij çon në atë të mbetemi të vetmuar, të izoluar nga Ballkani dhe Evropa, ndërsa ikja e tij nga përgjegjësia çon në konflikt, ndarje, kriminalitet dhe padrejtësi. Por sa do që të mundohen, VMRO- DPMNE dhe Mickoski nuk do ta bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. Maqedonia është shumë më e fuqishme se sjellja anttishtetërore e Mickoskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, kanë thënë në LSDM.

Baby Boo