Ak*sident i rëndë në Shkup, ndërron jetë 79-vjeçarja


MPB njofton se gjatë ditës së djeshme një 79-vjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë nga një ak*sident në rrugën “Brigada kosovaro-maqedonase”. Ak*sidenti është raportuar rreth orës 09:41 mes automjetit të pasagjerëve “Opel Corsa”, të drejtuar nga N.A.(30) nga Shkupi dhe një automjeti “Volkswagen Passat” që po drejtohej nga Z.Z.(21) nga Vizbegu i Shkupit, të dy me targa të Shkupit.

Siç njofton MPB, pasagjerja në automjetin “Opel Corsa”, A.E.(79) nga Shkupi, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ak*sidentit, ndërsa vd*ekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.

Baby Boo