LSDM: Mickoski bën gjithçka për të mos e mbajtur premtimin për dorëheqje pas humbjes në zgjedhje


Humbësi Mickoski bën gjithçka vetëm të mos e mbajë premtimin për dorëheqje pas humbjes në zgjedhje, qytetarët porositën se me VMRO-DPMNE-në avancimi nuk është i mundur. Dëshpërimi dhe frustrimet nga humbja e tretë e njëpasnjëshme tek Hristijan Mickoski nuk ndalon.

Para vetëm dy muajve, në zgjedhje korrekte të lira dhe demokratike Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja jo e reformuar mori mesazh të qartë nga qytetarët të cilët i përshëndetën politikat e tyre destruktive. Sot, Mickoski bën ndërhyrje në partitë tjera politike vetëm për ta fshehur faktin që nuk e mbajti premtimin se do të japë dorëheqje nëse nuk fiton në zgjedhje dhe nëse nuk ia del të formojë qeveri.

Në vend të dorëheqjeve dhe reformave, Mickoski organizon protesta hipokrite në të cilat ithtarët e tij me automobila të shtrenjta aktrojnë shqetësim për çmimin e energjisë elektrike, gjithçka me qëllim që ta mbajë karrigen në Kështjellën e Bardhë.

Qytetarët qartë porositën se duan të vazhdojnë në rrugën e avancimit, zhvillimin dhe integrimet dhe se kjo nuk është e mundur me këtë VMRO-DPMNE joreformuese, prandaj kjo parti dhe Mickoski edhe gjatë do të jenë opozitë.
LSDM – Qendër për komunikim me opinionin

Baby Boo