LSDM: Maqedonia nuk fshihet, VMRO-DPMNE të përfshihet në proceset PRO anëtarësimit në BE dhe NATO


Ka ardhur koha që VMRO-DPMNE-ja ta tejkalojë vetveten dhe në vend se të përhapë të pavërteta të përfshihet në proceset PRO anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO me identitet të përforcuar dhe të mbrojtur të Maqedonisë”, theksohet në njoftimin e LSDM-së.

“Inkuadrimi në BE dhe në NATO me identitet mbrojtës të Maqedonisë është çështje shumë më e madhe nga polemikat politike ditore”, citohet në kumtesë.

“Nuk është e saktë se me arritjen e marrëveshjes me Greqinë rrezikohen identiteti dhe veçoria e Maqedonisë. Nuk është e saktë edhe se fshihen nocionet e Maqedonisë dhe maqedonasve. Në të kundërtën, me Marrëveshjen termat maqedonas, maqedonase, të Maqedonisë përgjithmonë janë të mbrojtura dhe askush më nuk do të mundet t’i mohojë ose diskutojë”, citohet në njoftim.

LSDM-ja duke iu referuar nenit 7 të Marrëveshjes, citon se identiteti maqedonas i përshkruan territorin, gjuhën, popullin, me të gjitha atributet, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e saj.

“Kjo është e vërteta. Në emër të së vërtetës dhe në emër të së ardhmes, nevojitet të gjitha subjektet politike duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në të përfshihen në procesin që e siguron të ardhmen e Maqedonisë, t’i bëjnë thirrje anëtarëve të tyre në mënyrë masive të dalin në referendumin PRO inkuadrimit në BE dhe NATO”, citohet në kumtesën e LSDM-së.

Baby Boo