Rrufeja godet aeroplanin e linjës Antalya-Prishtinë (FOTO)


Një moment të frikshëm kanë përjetuar dje disa nga udhëtarët e linjës ajrore Antalya-Prishtinë, raporton Indeksonline.

Derisa aeroplani i kompanisë “Pegasus” po vinte me turistët kosovarë nga Turqia papritmas është goditur nga rrufeja e cila ka lenë edhe gjurmët në krahët e aeroplanit.

Njëri nga udhëtarët e kësaj linjë ka thënë për Indeksonline se ishte një moment i frikshëm sepse nuk e dinin se çfarë do të ndodhë tani me aeroplanin dhe pasagjerët.

“Pas pak kohë nga dritarja i pash edhe gjurmët e rrufesë në krahët e aeroplanit. Por pavarësisht kësaj goditje nuk ndryshoi asgjë në motorët e aeroplanit dhe ne ateruam shendosh e mirë në Prishtinë”, ka thënë njëri nga udhëtarët e kësaj linje.

Indeksonline ka tentuar gjatë ditës të marr edhe qëndrimin e zyrtarëve të Aeroportit të Prishtinës, mirëpo të njëjtit kanë sugjeruar që të kontaktohet direkt kompania në fjalë. Por kontakti me zyrtarët e “Pegasus” ishte i pamundur./Indeksonline/