LSDM kundër kërkesave të VMRO-së për PSP-në


Pushteti ka betonuar qëndrimin kundër kërkesave të opozitës në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga LSDM thonë se kërkesat e VMRO DPMNE-së nuk do të pranohen për shkak se sipas tyre, me këtë do t’i mundësonin amnisti funksionarëve të akuzuar nga radhët e opozitës.

Qëndrimi ynë parimor si parti dhe Qeveri është sundimi i ligjit dhe kthimi i shtetit të së drejtës. Në kohën kur VMRO-DPMNE-ja propozon ligje dhe dispozita që do t’i shërbejnë udhëheqësisë aktuale dhe nga qeverisja e kaluar për t’u amnistuar nga krimet, kuptohet se për ne është e papranueshme. Amnisti për krimet dhe kriminelët nuk pranojmë”- tha Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së

VMRO-DPMNE-ja nga ana tjetër është duke punuar në formimin e tre grupeve në kuadër të partisë të cilët do t’i rekomandojnë grupit negociues zgjidhje ligjore. Grupi parë do të formohet për rekomandime në çështjet e prokurorisë, grupi i dytë për rekomandime në gjyqësorë dhe grupi i tretë me ekspert të fushës së drejtësisë. Kërkesa bazë e opozitës mbetet shfuqizimi i akuzave të PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017 dhe dërgimi i propozimit në Komisionin e Venecias para nisjes së procedurës parlamentare. Shumica kërkon si fillim konsensus, duke paralajmëruar edhe mundësinë për ndryshime plotësuese në ligj pas rekomandimeve nga Venecia. Derisa dallimet thellohen, ofrohet edhe përfundimi i mandatit të PSP-së e cila ligjërisht ka mandat për punë deri në muajin shtator.

Baby Boo