LSDM kërkon dorëheqjen e Mickoskit


LSDM-ja thotë se bashkë me të gjitha forcat demokratike dhe me deputetët do ta sigurojë stabilitetin dhe vazhdimin e progresit të vendit, njëkohësisht duke kërkuar dorëheqje nga lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, siç thonë, për shkak të pretendimeve dhe gënjeshtrave se ka shumicë të re parlamentare. “Për shkak të dëshirës për pushtet, Mickoski u ul në një tavolinë me politikanë që janë kundër NATO-s, BE-së, kundër Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kundër konceptit ‘një shoqëri për të gjithë’. Përpjekja e pasuksesshme për shumicë të re parlamentare tregoi se Apasievi është vetëm një vegël e Mickoskit. Mickoski duhet të tregojë përgjegjësi dhe të dorëhiqet”.

Nga VMRO-DPMNE, insistojnë në zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme parlamentare, duke vlerësuar se Qeveria është delegjitimuar nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale. Edhe opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Zaev.“Qeveria e Zaevit është delegjitimuar. Ai duhej të rrëmbente një deputet që të mbetej në pushtet. Me këto metoda nuk përjashtohet mundësia që ta rrisë shumicën për një ose dy deputetë, por kjo do të zgjasë pak, për shkak se populli dëshiron ndryshime. Zaevi është fajtor për shkak se vendi është në krizë energjetike, për inflacionin dhe jetën e vështirë. Zaevi është shkaku për të gjitha disfatat dhe patjetër të largohet”.

Kryesia Qwndrore e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetarët e degëve mbrëmë mbajti mbledhje ku u diskutua për situatën aktuale politike. Siç thuhet në komunikatë, roli konstruktiv i PDSH-së në tejkalimin e situatës e cila u krijua si pasojë e destruktivitetit me qëllim të shkaktimit të destabilizimit politik, ishte vendimtar në rruajtjen e kursit euro-atlantik të vendit.“Kjo qasje e opozitës që për qëllim kishte jo vetëm rrëzimin e qeverisë por edhe rireshtimin strategjik anti-evropian dhe anti-NATO që është në kundërshtim me interesat kombëtare të shqiptarëve, jo vetëm këtu por edhe më gjërë në rajon. PDSH bashkë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm arritën t’i zbrapsin këto plane ogurzeza, që për fat të keq bartësit e këtij projekti ishin partitë opozitare shqiptare, të cilat pësuan fijasko në zgjedhjet e fundit”. Kryesia Qendrore e PDSH-së autorizoi kryetarin e partisë që të vazhdojë bisedimet dhe kontaktet e mëtejme me qëllim stabilizimin e situatës dhe vazhdimin e kursit euro-atlantik të kësaj qeverie.

Baby Boo