Miratohet ndihma financiare prej 6.000 denarëve


Sot, deputetët miratuan Ligjin për Mbështetjen Financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, marrësit e ndihmës sociale, prindër të vetëm, jetimët, artistët, punëtorë të filmit.
Të gjithë këta qytetarë do të marrin gjashtë mijë denarë për blerjen e produkteve vendore. Në vend të kartave speciale si më parë, qytetarët tani do të marrin paratë në llogaritë e transaksioneve, ndërsa ata që nuk kanë do të duhet të hapin llogari.

Paratë nuk do të mund të tërhiqen në bankamatik por do të duhet të shpenzohen për blerjen e produkteve dhe shërbimeve vendase.
Afati i fundit për shpenzimin e parave është deri në 25 këtë muaj. Ligji hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Baby Boo