LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për incidentet: “Opozita kërkon nga pushteti që ta publikojë Protokollin”


Nga LSDM-ja akuzojnë se protestat e dhunshme, tensionet dhe siç thonë, përpjekja për incident të përgjakshëm, me qëllim që të shkaktohet konflikt ndëretnik, është skenari i VMRO-DPMNE-së. Thonë se regjisori kryesor është kryetari i partisë, Hristijan Mickoski ndërsa se koordinator kryesor i ndodhive është Dragan Kovaçki.

“Përgjegjësi për dhunën dhe skenarët e përgjakshme, duhet të mbajnë të gjithë të përfshirë. Çfarë është lidhja e dezertorit politik nga Armata, Dragan Kovaçki me këto ngjarje? A e ka koordinuar pikërisht Kovaçki grupin e ish pjesëtarëve të Armatës në këtë skenar të përgjakshëm? Thirren të gjitha institucionet kompetente të veprojnë shpejt dhe me përgjegjësi në lidhje me këto çështje.”- deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

Pushteti ta mos e fshehë Protokollin dhe ta publikojë menjëherë, kërkuan nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se ata nuk do të pranojnë futje të bullgarëve në Kushtetutë.

“E fshehin protokollin me të cilin po bullgarizohet Maqedonia, bullgarozohen heronjtë maqedonas dhe Bullgarisë i jepet mundësi që të thirret në dokument me të cilin ne vetë do të pajtohemi që të bullgarizohemi. Pushteti duhet ta dëgjojë forcën e argumenteve, të ndalet ta përdhunojë demokracinë në shtetin tonë dhe të ndalet ta polarizojë gjendjen për të cilën është i përgjegjshëm në mënyrë të drejtpërdrejt. VMRO-DPMNE mbetet në pozita të forta, ndryshimi i Kushtetutës-nuk vjen parasysh.”- pohoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Pushteti tashmë ia dorëzoi Kuvendit Informacionin për kornizën negociuese, për të cilin pret që deputetët të debatojnë dhe të sjellin konkluzione.

Baby Boo