LSDM: Ivanovi është turp për demokracinë


Në javën kyçe për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të saj, Gjorge Ivanov vendosi të mos e braktisë idenë e tij për izolim të Maqedonisë, thuhet në kumtesë të cilën LSDM-ja ua dërgoi mediave.

“Është e dukshme se Ivanov është mësuar t’u shkaktojë probleme qytetarëve të vet, madje edhe atyre të cilët e votuan.

Mbetja e fundit nga regjimi kriminel i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov është kundërshtar i demokracisë, sepse e konteston veglën më të rëndësishme demokratike – votimin.

E, pikërisht përmes votimit dhe zgjedhjeve, Ivanov u bë president. Qëndrimi i Ivanovit është ikje e turpshme nga përgjegjësia.

Për fat të mirë të qytetarëve, Ivanov nuk është ai i cili vendos për të ardhmen. Ivanov është person shumë pak i rëndësishëm, qytetarët dhe vullneti i tyre janë ata të cilët janë shumica e Maqedonisë, ata do ta sjellin vendimin.

Maqedonia do të zgjedh të ardhme, Ivanov mbetet i vetëm, i robëruar në idenë personale për izolim.

Ivanov për fat të keq, mbetet të jetë njeriu i cili mbjell urrejtje dhe i cili i ndan qytetarët, president i cili shkon në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, president i cili zgjidhet përmes votimit, ndërsa sot ka problem me votimin, Ivanov është turp për demokracinë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./PC

Baby Boo